Shërbimi i ligjit arsimor përfshinë: akreditimin dhe licensimin e institucioneve arsimore, duke siguruar që ato të përmbushin standardet e kërkuara për ofrimin e arsimit cilësor konform legjislacionit në fuqi.
Ligji Arsimor është një fushë e specializuar në të cilën ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh për të mbështetur institucionet arsimore në përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe standardeve të larta të cilësisë.
Asistencë në procesin e akreditimit të institucioneve arsimore për të siguruar që ato plotësojnë standardet dhe kriteret e nevojshme për të ofruar arsim cilësor.
Ndihmë në përgatitjen dhe dorëzimin e dokumentacionit për të marrë licencën për operimin e institucioneve arsimore në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullat e vendit.
Ofrimi i këshillave dhe ndihmës për përgatitjen për inspektimet dhe vlerësimet e institucioneve arsimore nga autoritetet kompetente.
Ofrimi i këshillave dhe ndihmës ligjore për çështje të ndryshme që lidhen me administratën, ligjin e punës, dhe çështjet e tjera ligjore që mund të ndikojnë në operimin e institucioneve arsimore.
Përfaqësim dhe mbrojtje e interesave të institucioneve arsimore para autoriteteve ligjore dhe administrative në rastet kur janë të nevojshme negociata ose zgjidhje gjyqësore për çështje të ndryshme ligjore.
Me një angazhim të vazhdueshëm për të siguruar që institucionet arsimore të përmbushin standardet më të larta të cilësisë dhe të përfitojnë nga mbështetja ligjore dhe këshillat e duhura, ne jemi të përkushtuar për të ofruar zgjidhje të personalizuara dhe të përshtatshme për secilin klient.
Nëse keni nevojë për ndihmë, mos hezitoni të na kontaktoni. Ne do t’ju përgjigjemi brenda një dite pune. Ose nëse jeni në nxitim, thjesht na telefononi tani.
Tel: +383 45 205 389
info@hoxha.law