Telefon
+383 45 205 389
E-mail
info@hoxha.com
Orari i punës
E Hënë - E Premte: 08:00 – 16:00
Cakto Termin

Mesazh nga Themeluesi

Avokati Visar Hoxha dhe i ati, Hysniu, si themelues të zyrës “Hoxha & Associates”, trashëgojnë një traditë të përcjelljes së përvojës dhe dijeve në fushën juridike. Ata udhëheqin një skuadër avokatësh të specializuar dhe të përkushtuar për të arritur rezultatet më të mira për klientët e tyre.

Suksesi juaj është prioriteti ynë. Ju ftojmë të njiheni me fushat tona të ekspertizës dhe të takoni ekipin tonë për të zbuluar se si mund t’ju ndihmojmë.

Rrugëtimi juaj ligjor nis pikërisht këtu!

Avokat MSc. Visar Hoxha
– Drejtor Menaxhues –

 

Shërbimet Juridike

Ligji i Biznesit

Aspekte të ndryshme të funksionimit të një biznesi, duke filluar nga regjistrimi, deri te menaxhimi, organizimi, kutia postare /adresë regjistrimi virtuale, negocimi, hartimi i kontratave dhe përfaqësimi juridik.

Ligji i Familjes

Përfaqësim në procedurat e adoptimit, seancat e kujdestarisë, padi për shkurorëzim, marrëveshje divorci, duke përfshirë zgjidhjen ligjore të martesës, ndarjen e pasurisë së përbashkët, dhe mbrojtjen e të drejtave prindërore.

 

Ligji i Kontratave

Rishikimi dhe negocimi i kontratave, zgjidhja e mosmarrëveshjeve, menaxhimi i rreziqeve, përgatitja dhe përfaqësimi ligjor, konsultimet, interpretimet dhe procedurat e përmbarimit.

Ligji Arsimor

Ofrojmë shërbime si akreditimi dhe licensimi të institucioneve arsimore, duke siguruar që ato të
përmbushin standardet e kërkuara për ofrimin e arsimit cilësor.

Ligji i Prokurimit Publik

Ofrojmë përfaqësimin para autoriteteve për ankesa, duke siguruar mbrojtjen e interesave të palëve të përfshira në proceset e prokurimit dhe respektimin e procedurave ligjore

Ligji Penal

Përfaqësim ligjor, mbrojtje gjatë gjykimit, hulumtim dhe analizë ligjore, ankesa penale, mbrojtje dhe këshilla parandaluese për të siguruar moskryerje të veprave penale.

 
Po kërkoni të caktoni një termin?
info@hoxha.law
·    +383 45 205 389  ·   E Hënë – E Premte: 08:00 – 16:00

Avokatët dhe Bashkëpuntorët

Visar Hoxha

Avokat & Drejtor Menaxhues

Hysni Hoxha

Bashkëpunëtor
Ekspertizë e Thellë Juridike

Pse të na zgjidhni ne?

Avokatët tanë kanë njohuri të gjerë në fusha të ndryshme të së drejtës për zgjidhje efikase dhe të personalizuara.

Ne veprojmë me integritet dhe etikë të lartë profesionale, duke respektuar kodet etike dhe duke mbrojtur interesat e klientëve tanë. Qasja jonë është e fokusuar plotësisht tek klienti, duke dëgjuar me kujdes nevojat e tyre për të zhvilluar strategji ligjore unike, të përshtatura sipas kërkesave specifike. Qëllimi ynë kryesor është të sigurojmë rezultate të suksesshme ligjore që i ndihmojnë klientët të arrijnë objektivat e tyre.

Klientët e përzgjedhur

Klientët & Partnerët

rekomadimet

Rekomandime nga Klientët

  • Hoxha & Associates ka qenë një partner i çmuar për Kompaninë tonë Stree. Ekspertiza e tyre në rishikimin e kontratave të punës ka siguruar që të sigurohet ligjërisht ekipi jonë dhe projektet tona digjitale. Përkushtimi dhe detajet e tyre na japin besimin për të inovuar dhe zgjeruar shërbimet tona
    digjitale, duke ditur se kemi një ekip ligjor të fuqishëm që na mbështet.

    Shkelzen Vishi
    Drejtor Menaxhues në Stree LLC
  • Hoxha & Associates ka qenë një partner i shkëlqyeshëm për Asociacionin ‘Loyola-Gymnasium’.
    Ekspertiza e tyre në rishikimin e kontratave të punës, mendime ligjore, keshilla juridike dhe aplikimet për akreditimin dhe licensimin e institucioneve tona arsimore, na ka ndihmuar të ofrojmë një mjedis të sigurt dhe të ligjshëm për nxënësit dhe stafin tonë. Faleminderit për përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj të vazhdueshëm!

    Elias Koller
    Drejtori Ekzekutiv i ALG-së (Loyola)