Telefon
+383 45 205 389
E-mail
info@hoxha.com
Orari i punës
E Hënë - E Premte: 08:00 – 16:00
Cakto Termin

MSc. Visar Hoxha

Avokat & Drejtor Menaxhues

Email info@hoxha.law

Phone +383 45 205 389

Adresa Rr. De Rada, pnr., 20000 Prizren, Kosovë

Biografia

Visar Hoxha është Avokati meanxhues i kompanisë ligjore Hoxha & Associates. Ai mban një Bachelor në Drejtësi nga Universiteti i Greenwich të Londrës dhe një Master të Shkencave në Drejtësi nga Universiteti i New York-ut në Tiranë.

Avokati Visar Hoxha ka shërbyer si projekt menaxher dhe zyrtar ligjor e më pas si Drejtor i Qendrës “Loyola-Profesionale” për më shumë se 6 vite në organizatën Asocation “Loyola-Gymnasium”. Ka një përvojë të gjerë ligjore përmes punës në firma të shquara ligjore si ADB Consulting, Tonucci & Partners, Boga & Associates dhe Komisioni i Prokurimit Publik në Shqipëri. Ai ka ekspertizë në fusha si në të drejtën e detyrimeve, të drejtën e punës, të drejtën komerciale, përputhshmëria rregullatore dhe e kontratave, të drejtën familjare, të drejtën civile dhe atë penale.

Përveç karrierës së tij ligjore, Av. Visar Hoxha është bashkë-autor i librit “Komentari Ligjor për Ligjin e Shoqërive Tregtare në Kosovë” për të ndihmuar investitorët e huaj të kuptojnë rregulloret e biznesit në Kosovë. Ai u zgjodh gjithashtu Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë Studentore gjatë studimeve, duke dëshmuar aftësitë e tij udhëheqëse.

Me kredencialet e tij akademike të shkëlqyera, përvojën e larmishme profesionale dhe aftësitë e fuqishme të komunikimit në shqip, anglisht dhe gjermanisht, Visar Hoxha i sjell Hoxha & Associates një thesar të gjerë njohurie dhe kapacitetesh, të cilën e bën avokaturën tonë më të fortë.

Visar Hoxha dhe babai i tij Hysni Hoxha, si themelues të Hoxha & Associates, kanë një traditë në kalimin e përvojës dhe ekspertizës në fushën e ligjit dhe janë krenarë që drejtojnë një ekip avokatësh të specializuar të përkushtuar për arritjen e rezultateve më të mira për klientët tanë.
Suksesi juaj është prioriteti ynë. Eksploroni fushat tona të praktikës dhe takoni ekipin tonë për të zbuluar se si mund t’ju ndihmojmë. Rruga juaj ligjore fillon këtu!