Telefon
+383 45 205 389
E-mail
info@hoxha.com
Orari i punës
E Hënë - E Premte: 08:00 – 16:00
Cakto Termin

Rreth nesh

Përkushtimi ynë për Drejtësi dhe Shërbim të Kualitetit
Partnerët Tuaj Besnikë Ligjor

Hoxha & Associates

Hoxha & Associates, e themeluar nga Avokati Visar Hoxha dhe i ati i tij Hysniu, është një firmë ligjore e njohur për ekspertizën e saj ligjore. Avokati & Drejtori Menaxhues Visar Hoxha, ka diplomë nga Universiteti i Greenwich – Londër dhe gradën Master në Drejtësi nga Universiteti i New York-ut në Tiranë.

Përvoja e tij e gjerë përfshin të drejtën e detyrimeve, të drejtën e punës, të drejtën komerciale dhe më shumë. Hysniu, me mbi 35 vjet përvojë në sektorët publik dhe privat, sjell ekspertizë të thellë në të drejtën civile, penale dhe komerciale.

Zyra ligjore është e përkushtuar për të arritur rezultatet më të mira për klientët, duke u mbështetur në një traditë
ekselence dhe një ekip avokatësh të specializuar.

Avokat & Drejtor Menaxhues

Av. MSc. Visar Hoxha

Parimet tona

Fokusi jonë qëndron mbi parime, sjellje etike dhe një qasje e orientuar nga klienti. Ne besojmë në ofrimin e zgjidhjeve unike për klientët tanë.

Ekipë me përvojë

Mbi një dekadë ekspertize ligjore. Këtë e kemi dëshmuar me zgjidhje të rasteve komplekse, duke fituar besimin e klientëve tanë në Prizren dhe përtej.

Etikë Profesionale

Të angazhuar për cilësi, me përkushtim ndaj integritetit, profesionalizmit dhe nevojave të klientëve, në përputhje me etikat profesionale.

Ekspertizë e Thellë Juridike

Pse të na zgjidhni?

Avokatët tanë kanë njohuri të thellë në fusha të ndryshme të së drejtës për t’ju ofruar zgjidhje efikase dhe të personalizuara. Veprojmë me ndershmëri të plotë, duke respektuar kodin e etikës dhe mbrojtur interesat tuaja. Dëgjojmë me kujdes nevojat tuaja për të zhvilluar strategji ligjore të përshtatura për ju.

Qëllimi ynë është të sigurojmë rezultate të favorshme ligjore për t’ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja. Me ekspertizën, integritetin dhe qasjen tonë të përkushtuar, Hoxha & Associates është zgjedhja juaj më e mirë për zgjidhje ligjore cilësore në Kosovë.

Pyetjet e bëra më shpesh

Çfarë përfitoj për tarifën e shërbimeve tuaja si avokat?

Në Hoxha & Associates, ju përfitoni:
1. Ekspertizë të Lartë Ligjore: Avokatët tanë kanë përvojë të gjerë dhe njohuri të thella në
fusha të ndryshme të së drejtës.
2. Zgjidhje Efikase dhe të Personalizuara: Çdo rast trajtohet me kujdes të veçantë, duke
zhvilluar strategji të përshtatura për nevojat tuaja.
3. Integritet dhe Etikë: Veprojmë gjithmonë me ndershmëri dhe përkushtim.
4. Mbrojtje Agresive: Angazhohemi maksimalisht për interesat tuaja.
5. Qasje ndaj Klientit: Dëgjojmë me kujdes dhe bashkëpunojmë ngushtë me ju.
6. Rezultate të Suksesshme: Sigurojmë rezultate të favorshme që plotësojnë pritshmëritë tuaja.

A mund të ndihmoni me hartimin dhe rishikimin e kontratave?

Po, ne si zyrë ligjore ofrojmë shërbime profesionale për hartimin dhe rishikimin e kontratave. Avokatët tanë të kualifikuar kanë përvojë të gjerë në këtë fushë dhe janë të gatshëm të ju ndihmojnë për të siguruar që kontratat tuaja janë të përputhshme me ligjin dhe për të mbrojtur interesat tuaja. Mos hezitoni të na kontaktoni për një konsultë të lirë dhe për të mësuar më shumë për shërbimet tona në lidhje me hartimin dhe rishikimin e kontratave.

Sa kohë zakonisht zgjat trajtimi i një rasti?

Koha e trajtimit të një rasti mund të ndryshojë në varësi të shumë faktorëve, duke përfshirë kompleksitetin e rastit, numrin e gjyqtarëve, procesin gjyqësor dhe disponueshmërinë e dokumentacionit. Në përgjithësi, trajtimi i një rasti mund të zgjasë disa muaj deri në disa vjet, në varësi të sfidave dhe shqetësimeve të ndryshme që mund të shfaqen gjatë procesit ligjor. Si kompani ligjore, ne punojmë për të trajtuar rastet me efikasitet dhe për të siguruar që klientët tanë të kenë përfaqësimin më të mirë ligjor. Për të mësuar më shumë për kohën e pritur të një rasti të veçantë, ju lutemi të na kontaktoni për një konsultë individuale.

Sa është afati i ankesës?

Afati i ankesës për një rast gjyqësor ndryshon në varësi të ligjit dhe procedurave ligjore të kontestit ku është depozituar ankesa. Zakonisht, kjo periudhë kohore fillon nga data e vendimit të gjykatës së parë dhe mund të ndryshojë nga disa javë deri në disa muaj, ose edhe më shumë në disa raste të veçanta. Është e rëndësishme për palët të konsultohen me një avokat për të kuptuar saktësisht afatin e ankesës dhe për të siguruar që të respektojnë afatin ligjor për të depozituar ankesën, përndryshe kur kalon afati humb edhe e drejta për të paraqitur ankesë. Ne si kompani ligjore jemi të përkushtuar në ofrimin e këshillës dhe ndihmës ligjore për klientët tanë në këtë proces.

Avokatët dhe Bashkëpuntorët

Po kërkoni të caktoni një termin?
info@hoxha.law
·    +383 45 205 389  ·   E Hënë – E Premte: 08:00 – 16:00